Zeni Ballazhi sjellë ekspozitën për Natën e Bardhë në Galerinë Kombëtare

Report TV 2018-05-09

Views 0

Logoja e 100-vjetorit të Pavarësisë po keqpërdoret nga individët, bizneset dhe institucionet e Shqipërisë e të Kosovës, duke e denigruar tërësisht simbolikën që ajo mbart.
Imazhet që denigrojnë simbolin kombëtar i gjejmë të fotografuar edhe në ekspozitën personale të artistit kosovar Zeni Ballazhit, autorit të kësaj logoje

?Në këtë ekspozitë kam futur edhe një pjesë të punës sime e cila ka qenë për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. E kthyer, nënkuptohet, pas pesë vitesh në një formë të instilacionit e cila dokumenton një pjesë të gjithë kësaj periudhe dhe të pjesës tjetër se si është shfrytëzuar kjo logo e 100-vjetorit, ndoshta do të thosha që edhe është keqshfrytëzuar.

Është keqshfrytëzuar se, përveç të drejtave të autorit, është edhe pjesa se sa janë të aftë ata për ta shfrytëzuar apo se ku do të shfrytëzohet. Ka raste kur është shfrytëzuar edhe në letra kuzhine apo në forma të ndryshme.

Është një vulë, një gjurmë që do të mbetet dhe do të jetë pjesë e historisë së Shqipërisë. Dje kalova nga sheshi dhe pashë shitësit se si e shesin flamurin shqiptarë. Nuk më erdhi mirë kur e pashë në një shportë të plehrave ku ishin renditur flamujt për tu shitur?, thotë Ballazhi.

Share This Video


Download

  
Report form