Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas alarmit të dhënë nga Instituti Gjeoshkencës, shtabet e emergjencave në Fier dhe Vlorë janë mbledhur për të marrë masat e duhura.
Në Vlorë, takimi i shtabit të emergjencave u drejtua nga prefekti, Flamur Mamaj, i cili dha porosi për gadishmëri të institucioneve, policisë dhe zjarrfikësve për çdo situatë, pasi qarku i Vlorës cilësohet mes zonave më të rrezikuara nga përmbytjet
Njëkohësisht, Mamaj urdhëroi monitorimin e prurjeve të lumin Vjosa që pritet të jenë të larta në 24 orët në vijim, ndërsa kryebashkiaku i Vlorës apeloi qytetarët të mos parkojnë në garazhde të nëndheshme dhe akse problematike
Gjithashtu, banorët e Novoselës u paralajmëruan të marrin masa të veçanta për përmbyetjet.
Mbledhje ka zhvilluar edhe shtabit të emergjencave në Fier, e cila u drejtua nga prefekti Baki Bala. Ai theksoi: ?Strukturat dhe mjetet në çdo njësi vendore janë gati për përballimin e çdo situate emergjence. Gatishmëri për përballimin e përkeqësimit të motit dhe përmbytjeve të mundshme?, deklaroi Bala.
Për më shumë lexoni nëhttp://145.239.2.153/article/paralajmerimi-rrezik-permbytjesh-mblidhen-shtabet-e-emergjencave