Shoferët e makinave që gjobiten nga Policia Rrugore nuk do të kalojnë më në Komisione për t'u njohur me masën e gjobës dhe periudhën e pezullimit të patentës.
inistria e Brendshme është duke hartuar propozime në Kodin Rrugor për sa i përket vendosjes së gjobave. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, i cili paralajmëroi heqjen e komisioneve të Policisë Rrugore. Report Tv mëson se propozimet e reja kërkojnë të shmangin procedurat burokratike në komisione për shoferët.