Report TV - Basha: Rama kërkon të miratojë buxhetin e drogës

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama të anulojë projektin 1 miliardë dollarë, pasi sipas tij është një skemë mafioze për pastrimin e parave të drogës.

Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha ka paralajmëruar betejë të fortë në Kuvend nga opozita kundër draftit të projektbuxhetit dhe paketës fiskale sipas propozimit të mbërritur nga qeveria. Basha tha se buxheti është projekt mafioz në funksion të pastrimit të parave të krimit. Megjithatë, kreu i PD tha se opozita do bëjë propozime për amendimin e buxhetit, i cili sipas tij duhet të shkojë në funksion të qytetarëve dhe jo oligarkëve.

Share This Video


Download

  
Report form