I ftuar në 360 Gradë të Artur Zheji" />
I ftuar në 360 Gradë të Artur Zheji"/>

'360 gradë' - "Është qeveria Rama 2 në udhëkryq?" (28 nëntor 2017)

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar në 360 Gradë të Artur Zhejit, avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thellë të situatës politike në vend. Gjatë emisionit ku ishin të ftuar edhe gazetarët Anduena Llabani, Bledian Koka dhe Denis Dyrnjaja, Ngjela tha se politika shqiptare ishte vënë nën presionin e ndërkombëtarëve për tu "vetëpastruar".
Avokati po ashtu dha disa shpjegime krejtësisht orgjinale të situatës politike në vend. Sipas tij, pasi qenë të detyruar të arrijnë në kompromis, Rama dhe Basha kishin në plan të bashkëqeverisnin, për këtë arsye sipas avokatit kryeministri nuk iu gëzua fitores elektorale me 74 vota.
Avokati po ashtu ishte i ashpër me qëndrimin e deritanishëm të policisë, duke thënë se ardhja e FBI-së kishte bërë që të këputeshin tashmë lidhjet e grupeve kriminale me policinë. Ngjela theksoi se tashmë ata që ai i quajti grupe të malavitës kishin ikur nga vendi, të paktën në tre qytete.
Më tej ai këmbënguli se Rama duhej të largohej. "Rama s'mund të jetë më kryeministër", tha Ngjela ai shtoi se vendi duhet të ketë një qeveri antikorrupsion. Përndryshe nga pjesa tjetër e të ftuarve në studio Ngjela tha se ai besonte që reforma në drejtësi do sillte edhe fundin e "peshqve të mëdhenj". "Peshqit e mëdhenj janë kapur... do vijë anija në breg", tha Ngjela. Avokati ironizoi kryeministrin duke thënë se atij i dukej vetja diktatorë, por tha se ai nuk i kishte forcën e diktatorit. Ngjela tha se Rama ishte qesharak dhe tha se e kishte gënjeshtrën të nivelit fëminorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hetimet-krye-policet-e-vlores-ngjela-metode-e-fbi-para-goditen-kriminelet

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS