Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta organizoi një pritjer në Pallatin e Brigadave. Duke nënkuptuar se fjala e tij ishte një mesazh për Shqipërinë dhe Kosovën kreu i shtetit tha se do të punohet fort që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qyetarëve të Kosovës që të lëvizin të lirshëm në BE.
Meta: Ne besojmë dhe do të punojmë që viti 2018 të kurorëzojë përpjekjen tonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, si njëkohësisht të garantojë të drejtën legjitime të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen si gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Përkrah kryeministrit Edi Rama, Meta pati një mesazh për përmirësimin e qeverisjes dhe për konsolidimin e demokracisë.
Meta: Këto momente kulmore të historisë së lavdishme të popullit tonë na shërbejnë për reflektime të mëdha në mobilizimin e energjive mbarë kombëtare, për ruajtjen e lirisë dhe pavarësisë, për konsolidimin e demorkacisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve, respektimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe anëtarësimin në BE. Në të njëjtën kohë ne riafirmojmë vullnetin tonë për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon bashkëpunimin e palëkundur me aleatët në luftën kundër ekstremizmit ndërkombëtar.
Meta foli për rrezikun e madhe që mund ti vijë shqiptarëve dhe sipas tij është ndasia përçarëse mes tyre.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pavaresia-bashkon-ramen-dhe-meten-trokasin-gotat