Në çdo nëntor, Ditën e Flamurit, Isak Asllani merr rrugën drejt varrezave të fshatit Rancë, në Shtime. I pastron me radhë nga dëbora emrat në 7 varret e fëmijëve të tij. Ata u masakruan 20 vite më parë nga forcat serbe, së bashku me nënën, gruan dhe mbesën.