Një adoleshente nga qyteti i Durrësit ka kërcënuar të dashurin e saj.
Siç, raporton gazetarja e ?Aldo Morning Show?, 16-vjeçarja ka zbuluar se i dashuri i saj ishte i fejuar me një vajzë tjetër dhe kishte caktuar edhe datën e dasmës.
Gazetarja tha se pasi ka marrë lajmin adoleshentja ka kërcënuar të dashurin dhe gruan e tij se do t?iu nxijë jetën për këtë që i kanë bërë.
?Një 16-vjeçare e cila i jepte gjithçka të dashurit të saj, madje e mbante edhe me para, është zhgënjyer prej tij. Shumë vonë adoleshentja ka kuptuar se ai kishte një tjetër, madje kishte caktuar edhe datën e dasmës me të. Pasi ka marë këtë lajm 16-vjeçarja i ka kërcënuar të dy duke iu thënë se do t?iu nxijë jetën?, tha gazetarja.