Gjatë mëngjesit të sotëm treni i transportit të mallrave i linjës Vorë-Shkodër ka dalë nga shinat pranë stacionit të Ishmit në Durrës, duke bllokuar qarkullimin e trenave të tjerë, përfshi edhe trenat e pasagjerëve.
Sipas informacioneve të para nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkak i daljes së trenit nga shinat janë binarët e amortizuar, të cilët prej kohësh janë kalbur dhe nuk rikonstruktohen, në vendngjarje kanë shkuar specialistët e hekurudhave dhe po bëjnë të mundur rifutjen e trenit në shina.