Politika sërish ka rikthyer debatin për inceneratorët që janë planifikuar të ndërtohen në disa pika të vendit. Aktualisht ka një vendim për tre inceneratorë që do të operojnë në Tiranë, Elbasan dhe Fier, por gjatë muajve në vijim pritet që projekti të shtrihet edhe në qarqe të tjera.
Inceneratorët do të operojnë në bazë të partneritetit publik privat, pra jepen para nga buxheti i shtetit për kompni private që do të bëjnë procesin e djegies së mbetjeve. Por, dhënia me koncesion të inceneratorëve gjithmonë është shoqëruar nga dyshime dhe pikëpyetje që nuk marrin përgjigje.
?Report televizion? më parë ka zbuluar se tre inceneratorët janë fituar nga një shoqëri, që është në pronësi të biznesmenit shqiptar Klodian Zoto. Shoqëria ?Integrated Energy? ka fituar koncensionin e inceneratorit në Tiranë. Projekti është miratuar dhe koncensioni kap vlerën e 140 milionë eurove.