Ora News – Gjebrea: Sot shkoj në Prokurori, akuzat ndaj meje dhe bashkëshortit shpifje

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish/zv ministrja e Brendshme, aktualisht deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e përfolur në media se ka udhëtuar me makinën e Tahirit bashkë me Habilajt, në një reagim për ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, se nesër do të paraqitet në prokurori për të dëshmuar për këtë çështje. Ajo i konsideron shpije akuzat për të dhe bashkëshortin e saj.

Gjebrea: Ne punen time si Zv. Ministre puneve te brendshme, si ne cdo detyre tjeter te kryer e ne përmbushje nga ana ime, kam respektuar e respektoj maksimalisht ligjet e shtetit e rregullat me te larta te moralit tone shoqeror. Përpjekjet per te baltosur politikisht emrin tim e te familjes, marrin shkas nga asgjeja e kunderligjshme ne veprimet e mia, mpleksen ne menyre spekulative nga çështje penale te telekomanduara, e shiten mediatikisht te transformuara ne vërtetësi, per çdo perfitim te te kundërshtarëve të mi.

E njoh te drejten e prokurorise e tagrin e saj procedues, dhe nese interesi i cdo hetimi ka nevoje per fakte te ditura prej meje, mbetem e gatshme te paraqitem ne cdo kohe. Biles do kerkoj qe neser te paraqitem vullnetarisht ne Prokurori e te deshmoj ne interesin tim dhe te publikut.

Por ngjizja e nje genjeshtre si kjo e shperndare ne komunikimet e hapura e te fshehura te perfaqesueseve te pd-se, per gjoja lidhje te miat me te dyshuar per vepra te renda penale sic jane Habilajt e grupi i tyre, meriton nje pergjigje te drejtperdrejte e te qarte nga une. Asgje sme lidh me keta e te tjere subjekte te proceduar brenda apo jashte vendit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/gjebrea-neser-shkoj-ne-prokurori-akuzat-ndaj-meje-dhe-bashkeshortit-shpifje

Share This Video


Download

  
Report form