Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkurtohen me 200 mln lekë fondet për infrastrukturën rrugore dh i shtohen institucioneve të reja që ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi.
Komisioni i Pavaruar të Kualifikimit i shtohen 15 mln lekë dhe kolegjit të Posacëm të Apelit 30 mln .
Ndër të tjera fonde i shtohen KLSH-së, Drejtorisë së Burgjeve, ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme
Erjon Braçe: 200 milionë lekë reduktohen investimet në ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, program transporti rrugor. Në ministrinë për Europën dhe Punëve të Jashtme janë marrë parasysh shtesa në shpenzime operative për 35 milionë lekë për projektin e regjistrimit të shtetasve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Në komision u bënë edhe dy propozime për heqje të akcizës së pijeve energjike dhe gazit të lëngshëm. Komisioni miratoi vetëm heqjen e akcizës për pijet energjike por ky ndryshim u kundërshtua edhe nga kreu i komisionit të Ekonomisë i cili votoi kundër.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pr-buxheti-2018-ulen-me-200-milion-leke-fondet-e-infrastruktures