Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Shkë" />
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Shkë"/>

Gjyqtari Shkëlqim Miri në spitalin e burgut, Apeli nuk pranon t'i heqë masën "arrest me burg"

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion, do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në momentin që prokuroria do të dërgojë çështjen në gjykatë.

Ky ishte vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime te Rënda, e cila sot la të pandryshueshëm vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Avokati Ardian Visha ka ripërsëritur kërkesën që gjyqtari të hetohet në një masë tjeter sigurie.

Si argument Visha përdori edhe faktin që gjyqtari ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore dhe prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spital të burgut. Avokati i gjyqtarit dha si argument faktin se klienti i tij nuk ka rrezikuar ikjen dhe kjo sipas tij është vërtetuar pasi ai nuk u largua megjithëse nga kontrolli iu gjet sasia e parave, ndërsa arrrestimi u be disa orë me vonë.

Por të gjitha argumentat nuk e bindën gjykatën të ndryshojë masën për gjyqtarin, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/shkelqim-miri-mbetet-ne-burg-apeli-nuk-e-liron-nga-paraburgimi

Share This Video


Download

  
Report form