Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa makina shoqëruese të kabinetit qeveritar janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës.
Aksidenti u shënua pranë fshatit Çiflig dhe flitet për 5 persona të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Njëri prej tyre ka dëmtime në shtyllën kurrizore.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë dhe reshjet e shiut që kanë përfshirë zonën.
Dy nga të plagosurit janë pjesë e eskortës së kryeministrit.
Sot në Korçë pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-hyrje-te-korces-perfshihet-edhe-makina-e-ministrise-se-brendshme