Nata e katërt e spektaklit ?C?est la vie? në Tv Klan nisi me homazhe në kujtim të kompozitorit brilant Aleksandër Lalo. Kjo mbrëmje ishte shumë e vështirë për moderatoren, Marina Vjollca, por dhe për të gjithë të pranishmit.
?Çdo prezantues apo gazetar nëse do ishte në vendim tim do i kishte shumë të vështirë. Janë emocione shumë të forta. Sot e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhir Aleksandër Lalo. Sonte ai na mungon, por do të jetë prezent më të gjithë krijimtarinë tij. Sonte është një natë homazhi dhe i është dedikuar mjeshtrit Aleksandër Lalo. Mirënjohëse përjetë për të gjithë muzikën që ke lënë?, tha pse lotësh moderatorja Marina.
Sonte ai do të jetë i pranishëm me muzikën, këngët e tij të bukura dhe trashëgiminë e tij artistike që ai la.