“Exil-Deja vu”, koreografia e parë Eno Peçit në atdheun e tij, pritet me duartrokitje e emocione

Report TV 2018-05-09

Views 2

Koreografia e parë Eno Peçit në atdheun e tij, është pritur me interes nga publiku shqiptar. Balerini i parë i Operës së Vjenës ka ngjitur në skenë premierën ?Exil-Deja vu? me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Publiku ka ndjekur mes duartrokitjeve skenat fantastike që krijonin balerinët me gjuhën e trupit. Nga skena në skenë vallëzimi është bërë gjithmonë e më tërheqës.

Baleti i Eno Peçit ka rrëfyer përmes çdo detaji për plagët sociale të braktisjes së atdheut dhe për problemet e mëdha të jetës më mërgim. Balerinët kanë përcjellë me virtuozitet konceptin koreografik të Peçit.

Për koreografin, tema e mërgimit është e lidhur edhe me emocionin personal. Vetë Eno Peçi është larguar në moshë të re nga atdheu dhe përmes sfidave arriti të bëhej një yll baleti në Austri.

Share This Video


Download

  
Report form