Tiranë - Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.
Kontrolle me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Kontrolle edhe me Drager për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.