Xhafaj: Ish-zyrtaret e policise nen vezhgim nga Prokuroria

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Policia nuk ka patur asnjë dijeni se nga kush janë mbajtur nën vëzhgim tre ish-drejtuesit e saj Jaled Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode të akuzuar për trafikim kanabisi, para se Prokuroria të lëshonte urdhër-arrestet për ta.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se policia ka marrë në mbikëqyrje tre ish-drejtuesit vetëm pasi kjo detyrë ju ngarkua Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në ditën që Prokuroria kërkoi arrestimin e tyre.

?Deri në datën 22 që ka marrë aktet SHÇBA-ja nuk ka pasur dijeni për këtë gjë, ju thashë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorinë se më kë e ka pasur nën vëzhgim, jo ministrinë. Në momentin që është vënë në dijeni Policia atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrjes nga Policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni Policia ose më saktë nuk i është lënë kjo detyrë Policisë?.

I pyetur nëse janë identifikuar persona që kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e 3 ish-drejtuesve të policisë, bazuar dhe në deklaratat e kryeministrit për disa zyrtarë të dyshuar, ministri Xhafaj dha këtë përgjigje

?Po të kisha emra konkretë të jeni të sigurt që unë nuk hezitoj që t?i çojë atje ku duhet t?i çoj?.

Ministri i Brendshëm tha se do të priten përfundimet e Prokurorisë për të mësuar nëse tre ish-zyrtarët e policisë ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ai e quajti të pavend pretendimin se mosarrestimi i tyre nënkupton dështimin e operacionit ?Forca e Ligjit? dhe deklaroi se e rëndësishme është që askush te mos i shmanget drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form