Zevendësimi i palmave me pisha, debat në Repolitix mes këshilltarëve Olli dhe Pullazi

Report TV 2018-05-09

Views 1

Zëvendësimi i palmave me pisha të buta përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ishte në fokus të debatit në emisionin "Repolitix" në Report Tv.

Këshilltari socialist, Florian Pullazi, i cili një ditë më parë u emërua administrator i njësisë bashkiake nr.2, tha se projektvendimi u diskutua gjerësisht në grupin e këshilltarëve të majtë. Duke mbrojtur mbjelljen e pishave në vend të palmave, ai tha se Tirana duhet të ketë një hyrje dinjitoze nga pikëpamja vizuale.

"Kërkohet një hyrje sa më dinjitoze, për t'i dhënë nga ana vizuale një sistemim tjetër të asaj hyrje të kryeqytetit. Kur je në grup, merret vendimi i të gjithëve. Këshilltarët e votuan dhe dhanë votën pro", tha Pullazi.

Por kundër këtij vendimi të Bashkisë së Tiranës, u shpreh këshilltari demokrat, Leonard Olli, i cili tha se e gjitha është në vazhdën e skandaleve dhe abuzimeve financiare. Sipas tij, palmat kanë kushtuar 5 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi për tharjen dhe nxjerrjen e tyre jashtë funksionit. Olli shtoi gjithashtu se me 2.5 milionë euro për mbjelljen e pishave, mund të ishin ndërtuar disa shkolla apo dhe qendra për fëmijët e rrugës e të moshuarit.

Share This Video


Download

  
Report form