Lezh-Një banese është përfshire nga flaket e zjarrit në fshatin Ishull-Lezhë të Lezhës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të së premtes, ndërsa nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas të dhënave flaket janë shfaqur në njërën nga dhomat e shtëpisë në pronësi të shtetasit Gjek Leka dhe menjëherë familjaret kanë dalë jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Ndërhyrja e shpejtë e këtyre të fundit bëri, që zjarri të shuhet shumë shpejt pa u përhapur në të gjithë banesën.
Nga flaket është djegur vetëm njëra nga dhomat e shtëpisë, ndërkohe që demet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij zjarri, por dyshimet janë se ai mund të jetë shkaktuar nga një problem në rrjetin elektrike.R