Report TV - Bie suvaja në shkollën “Vesel Brama në Kurca", Ndërpritet mësimi

Report TV 2018-05-09

Views 3

Ndërpritet mësimi në shkollën 9-vjeçare' Vesel Brama' në fshatin Kurcaj të njësisë administrative Nikël në rrethin e Krujës. Arsyeja e ndërprerjes është gjendja në të cilën ndodhet kjo shkollë.

Situata e vështirë e mësim-dhënies ka qenë prej vitesh, por kohët e fundit ka pasur shkëputje të suvasë çka ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve, por edhe të stafit pedagogjik.

Ditën e enjte, rreth orës 11 e 30, kur mësuesit po zhvillonin një mbledhje në drejtori, ata kanë kane dëgjuar një tronditje, fillimisht kanë dyshuar për termet, por pasi kanë verifikuar ka rezultuar se copa suvaje janë shkëputur dhe kanë rënë në klasa të ndryshme. Drejtoresha e shkollës ka njoftuar menjëherë drejtuesit e bashkise Kruje.
?Dje, në momentin që ishim në një mbledhje, dëgjuam një shembje. Fillimisht menduam se ishte tërmet. Për fat të mirë nxënësit ishin jashtë ambienteve të shkollës. Sot ne kemi ndërprerë mësimin sipas udhëzimit të marra nga zyra arsimore, nga kryetari i bashkisë dhe nga administrata.

Share This Video


Download

  
Report form