Këngëtari Gjergj Leka ishte sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku foli për këngën e tij më të re.
Leka tha se këngën ?Ndryshojmë?, ia ka dedikuar meshkujve shqiptarë. Ai rrëfen se ka marë shkas për të bërë tekstin nga një koleg i tij i cili ishte divorcuar dhe vazhdonte të dashuronte ende ish-gruan.
?Unë këngët i përzgjedh nga jeta e përditsheme dhe ka 40 vjet që këngët e mia janë ngjarje të ndodhura. Unë s?para mar pjesë në festivale, por zgjodha "Këngën Magjike" sepse Arditi ia bën yzmetin këngës dhe e dyta kisha diçka për të thënë, se zakonisht në Shqipëri ke apo s?ke për të thënë gjë mbushen albumet.
Por, unë kisha diçka për të thënë. Gjatë verës isha në baçen time me një koleg artist që është ndarë nga e shoqja, por me sa kuptova ai e dashuronte akoma dhe më tha: U ndava vetëm se nuk dita t?i them më fal. Duke menduar për veten për lidhjet që kam patur në rini ndoshta shumë herë nuk i kemi dhënë rëndësi, jemi ndarë edhe kot, ndoshta shumë herë për fajin tonë, meshkujt shqiptarë thonë shumë pak më fal. Por, nuk ka asgjë të keqe të thuash më fal, gjërat mund të rregullohen duke thënë edhe më fal?, tha Leka.