Kryetari i PD, Lulzim Basha mohoi lobimin në SHBA para zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai e cilësoi si shashkë deklaratën nga PS, ndërsa akuzoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për dekonspirim të aksionit për arrestimin e tre zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit.
Basha u shpreh se Xhafaj nuk e arreston ish-drejtorin e policisë së Vlorës, pasi ky i fundit i ka mbrojtur vëllanë. Basha paralajmëroi publikimin e një tjetër skandali, sikur e cilësoi ai.
?Lobimi në SHBA? Është një shashkë e bazuar në mashtrime që nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e qeverisë. As nga një skandal i madhe që është vendosur në vëmendjen e opozitës nga burimet e partnerëve dhe po studiohet nga deputetët e Ligjeve të PD.
Dekonspirimi i aksionit për kokat e policisë është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Arsyeja është e qartë, Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që do të luanin rol direkt edhe tek ai për inkriminimin.
Drejtori i policisë së Vlorës ka mbrojtur vëllanë e Xhafës për 4 vite. Si mundet Xhafaj të firmosë një urdhër ndërkombëtar për këta tre koka të korruptuar kur ka 4 vite që refuzon të zbatojë urdhrin për ndalimin e vëllait të tij. Këto fakte, por edhe të tjera që sjella në vëmendjen e opozitës po vlerësohen nga opozita.