Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ismail Saliu, personi i dyshuar si administratori i magazinës në Pagri të Përmetit, ku në prill të këtij viti u sekuestrua sasia rekord prej afro 12 tonë kanabis sativa ka përfunduar në pranga
61-vjeçari ishte shpallur person në kërkim pasi gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë pasi kishte arritur të arratisej gjatë operacionit.
Saliu u arrestua nga Policia e Gjirokastrës ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Organizë Kriminale" dhe "Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.?
61-vjeçari, dyshohet se është pjesë e një grupi që merrej me mbjelljen, kultivimin dhe trafikun e kanabisit.
Më 8 prill gjatë një operacioni policia zbuloi tre magazina në Pagri të Pogradecit ku ishin të depozituara afro 12 tonë lëndë narkotikë e ndarë në thasë plastikë dhe e gatshme për trafikim.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/permet-depoja-me-12-ton-kanabis-arrestohet-administratori-magazines