Report TV - Visar Ymeri: Policia tre deputetët i arrestoi në menyrë brutale

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ashpër pas arrestimit të deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.
?Tre deputetë u arrestuan në mënyrë brutale nga policia me urdhra politikë. Ata ishin duke ardhur në seancë për të marrë pjesë.

Kjo është vazhdimësi e një përndjekjeje masive dhe gjithëpërfshirëse të Lëvizjes Vetëvendosje me dënimin e katër aktivistëve tanë pa kurrfarë prove e dëshmie e pastaj me vazhdimin e këtij gjyqi të padrejtë ndaj deputetëve tanë vetëm për shkak se ata e mbrojtën sovranitetin e Republikës dhe integritetin territorial të vendit.

Po duan ta përndjekin Lëvizjen Vetëvendosje për shkak se po duan që vullneti i tyre politik që është vullnet i krimit dhe korrupsionit të ngadhnjejë në Republikën e Kosovës. Natyrisht nuk do ta lejojmë një gjë të tillë? deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form