Kryeministri Edi Rama ka bërë një d" />
Kryeministri Edi Rama ka bërë një d"/>

Rama në "360 Gradë": Kurrë s'do lejonim as arrestimin e Berishës me prova si ato të Tahirit

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin e së enjtes(23 nëntor 2017) në "360gradë" në Ora News.

Këmbënguljes së Artur Zhejit se mbrojti ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke mos lejuar prokurorinë ta arrestojë Rama u përgjigj se nëse prokuroria me të njëjtat prova do të kërkonte arrestimin e Sali Berishës, ai sërish nuk do ta votonte.

Artur Zheji: Mbasi të merrte nga parlamenti semaforin jeshil ky vendim shkonte në Gjykatë dhe gjykata mund ta hidhte poshtë. Ky është një skandal që nga njëra anë verbalisht e lëshove Saimir Tahirin, sepse the mund te jetë një vemje nëse...i hoqe të gjitha gradat dhe funksionet ne parti por e mbrojtje në momentin ekstrem sepse nuk i rezistove dot presionit.

Edi Rama: Nuk mbrojtëm personin. Mbrojtëm të drejtat dhe liritë kushtetuese që nuk mund t'i shkelë askush në këtë vend. Në qoftë se Prokuroria do të vinte të kërkonte arrestimin e Sali Berishës me të njëjtën dosje, e argumente, të jesh i sigurt që kurrë nuk do të votonim për arrestimin. Sepse nuk mund ta arrestosh tjetrin duke thene se unë mendoj.

Artur Zheji: Kishe përgjimet e italianëve..

Edi Rama: Përgjimet e dy njerëzve të tjerë. Gjithkush mund të flasë për mua. Komisioni i Venecias e ka përcaktuar shumë qartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deklarata-e-forte-ne-360-grade-kurre-sdo-lejonim-arrestimin-e-berishes-me-prova-si-ato-te-tahirit

Share This Video


Download

  
Report form