Report TV - Arrestimi i Albin Kurtit, flet për Report TV zëdhënësi i VV

Report TV 2018-05-09

Views 1

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Shkodran Hoti në një intervistë për Report Tv ka akuzuar pushtetin për arrestimin e tre deputetëve, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit që të mos pranojë marrëveshjet me Malin e Zi dhe Serbinë.
Shkodran Hoti akuzoi policinë se ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa arrestimi është bërë në mënyrë të dhunshme. ?Arrestimi ndodhi teksa po hynin në Kuvend. Policia i ka arrestuar në mënyrë të dhunshëm duke hedhur gaz lotsjellës.

Ka disa anëtarë dhe deputetë të Vetëvendosjes të lënduar për shkak se policia ka përdorur gaz lotsjellës. Arrestimet janë të padrejta, po bëhen për arsye politike, pasi qeveria është e vendosur që të mbrojë dy marrëveshjet me Malin e Zi dhe Serbinë.Nuk është mirë që Haradinaj të vazhdojë rrugën që nisi Mustafa dhe të mos i çojë përpara këto dy marrëveshje" deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form