Fëmijët nuk kanë pësuar ende zhgënjime të forta që t?i bëjnë të mendojnë masivisht largimin nga vendi si alternativë. Një ditë pas publikimit të studimit që tregojne këtë tendencë, psikologët thonë se kjo është pasojë e mjedisit shoqëror pesimisht ku ata po rriten.
Një ditë pas publikimit të një raporti të organizatës ?Save the children?, sipas të cilit rreth 94% e fëmijëve të pyeturve shprehin dëshirën për t?u larguar nga vendi, psikologët thonë se kjo është tregues i frymës së përgjithshme të shoqërisë dhe familjes ku zotëron pesimizmi dhe dëshira për tu larguar nga vendi.
?Fëmijët mendojnë pa filtra, janë prindërit, mësuesit etj që ndikojnë mendimet e tyre?.
Po ashtu aksesi në internet dhe të pasurit të një llogarie në rrjetet sociale rrit më shumë ekspozimin e tyre në një realitet tjetër jashtë Shqipërisë. Kjo formë propagande sipas tyre nxit edhe dëshirën për ta ndërtuar jetën jashtë vendit të tyre.
?Shikimi i një fotoje që tregon jetën jashtë, videot po ashtu?.
Ndryshe nga shumë të rritur, të cilëve mendimimi për t?u larguar nga vendi u është përforcuar pas dështimeve që kanë patur për të gjetur punë apo për të jetuar normalisht, për famijët ngulitja e dëshirës që në këtë moshë, sipas psikologëve bën që ata të rriten me qëllimin e paracaktuar për të ikur nga Shqipëria, pa provuar më parë mundësinë të jetojnë këtu.