Lufta e ftohte per prokurorin/ PS hesht; Basha: Nuk do te lejojme ta emeroje Rama

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Rekomandimet e Euralius dhe Opdat, që të zgjidhet kryeprokurori i përkohshëm përsa kohë nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është cilësuar legjitime nga drejtori i shkollës së lartë të magjistraturës Sokol Sadushi.

Mazhoranca socialiste hesht publikisht, ndërkohë që mandati i kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla përfundon më 4 Dhjetor dhe procedurat për zgjedhjen e pasardhësit te tij ende nuk kanë nisur. Nga ana tjetër, kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaron se nuk do të lejojë emërimin e kryeprokurorit nga Edi Rama për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit.

Lulzim Basha: ?Kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutës dhe reformës në drejtësi. Dhe për ta kuptuar absurditetin mjafton t?ju kujtoj se edhe vetë Tahiri ka të drejtë të votojë. Pra i bie që një Prokuror i Përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë përpara drejtësisë Saimir Tahirin. Me të gjitha mjetet dhe format nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama?.

Share This Video


Download

  
Report form