Report TV - Veliaj : Buxheti 2018 15% më i lartë vitin e ardhshëm, pagat e zjarrfikësve do rriten

Report TV 2018-05-09

Views 1

Të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës do të përfitojnë rritje page. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak projektvendimin ?Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të sektorit të mbështetjes e logjistikës së shërbimit zjarrfikës, i cili vjen në kuadër të ndryshimeve në legjislacionin e pagave si dhe të rritjes së nivelit të pagave në nivel qendror dhe vendor. Në kuadër të rritjes së nivelit të pagave në rang vendi, Këshilli i Ministrave ka miratuar nivelet e pagave për gradë dhe shtesave mbi pagë.
Duke qenë se në organigramën e MZSH-së pozicionet mbështetëse të logjistikes nuk përfshihen në funksionet me gradë dhe rrjedhimisht nuk kanë referencë page në vendimin e Këshillit të Ministrave, del i domosdoshëm miratimi i nivelit të pagave edhe për këto kategori. Propozimi parashikon:

1. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë I të jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën e grupit.

2. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë II të jepet në masën 1% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën bazë.

Share This Video


Download

  
Report form