Ora News – “Ju flet Moska”: Flluska në tregun e sigurimeve

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqëritë e sigurimeve ishin në qendër të emisionit ?Ju flet Moska? të Kastriot Myftarajt. Ai tha se ligjet për shoqëritë e sigurimeve në Shqipëri janë rishikuar, por ky rishikim si pas tij është bërë me propagandë të gënjeshtërt.

Myftarja tha gjithashtu se nëse nuk ushtrohet kontroll në fushën e sigurimeve, ato kthehen në piramida legale dhe kthehen në ato flluskat që shpërthejnë.

Myftarja: Një nga shqetësimet më të mëdha të qeverive të vendeve të fuqishme të botës pas krizës financiare të vitit 2008 kishte të bënte jo me bankat sic mendonin të gjithë por me shoqëritë e sigurimeve. Te shoqëritë e sigurimeve ishin të siguruara edhe vetë bankat dhe shpërthimi i asaj që u quajt ?flluska? në tregjet bankare shihej si më e rrezikshme në shoqëritë e sigurimeve. Që nga ajo kohë qeveritë kanë rishkruar ligjet për sigurinë në mënyrë që të krijohet më tepër siguri për tregun e sigurimeve.

Pa dashur të përhap panik dua ti vë në mendje qytetarët për disa të vëreta të thjeshta, të thjeshta bëhen atëhere kur ndodhin fatkeqësitë.

Edhe ne kemi rishkruar ligjet e sigurimeve pas krizës, por kam frikë se i kemi rishkruar me një gjuhë në të cilën flet Moska, flet propaganda e gënjështër.

Ne jemi bërë një shoqëri ku sigurohet gjithcka. Njerëzit sigurojnë edhe sigurime të tjera nga më të ndryshem sic janë sigurimet e jetës, sigurohen kreditë bankare, sigurohet risku, deri tek paditë gjyqësore. Po flitet sigurimin e notërave që i shkaktojnë gjyqtarëve, po flitet për sigurimin e detyrueshëm të banesave private, sigurohet krediti, sigurohen humbjet financiare. Shqipëri po ec në këtë drejtim, deri edhe martesat sigurohen.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-flluska-ne-tregun-e-sigurimeve

Share This Video


Download

  
Report form