Report TV - Gjermani, gjenden sendet personale të John Lennon

Report TV 2018-05-09

Views 0

Janë gjetur në Gjermani sendet personale të John Lennon, ikonës së grupit të famshëm rock të Bitëllsave. Kujtojmë se 11 vjet më parë këto objekte i janë vjedhur bashkëshortes së muzikantit, Yoko Ono.
Në mesin e këtyre gjërave është gjetur edhe ditari i personal i Lenon dhe syzet me skelet të veçantë

Policia në Berlin ka arrestuar të hënën një burrë, i cili është akuzuar për vjedhjen e 100 objekteve që përkisnin këngëtarit të famshëm Lennon.

Në mesin e tyre është përfshirë edhe një ditar në të cilin Lennon kishte shkruar deri në ditën kur u qëllua dhe u vra në Neë York më 8 dhjetor 1980, sipas Associated Press.

Të dhënat e vjedhura përfshijnë ditarë, letra, kartolina, foto, e syze të Lennon.

Sipas një shkrimi të publikuar në Spiegel Online, shtëpia e ankandit i kishte pranuar këto objekte kur i ishin dërguar aty, por nuk i ka shitur ato, sepse nuk ishte e bindur se ato ishin të blera ligjërisht.

Prokurorët dhe oficerët e policisë më pas kanë shkuar në qytetin e Nju Jorkut për të verifikuar autenticitetin e objektev nga Yoko Ono, e veja e John Lennon,

Share This Video


Download

  
Report form