Report TV - Kryemadhi: Rama dhe Tahiri e dinë se ku fshihen kriminelët

Report TV 2018-05-09

Views 0

LSI akuzon kryeministrin Rama se në bashkëpunim me Saimir Tahirin po mbron tre funksionarët e lartë të policisë që të mos arrestohen.
Në një konferencë për shtyp, Monika Kryemadhi tha se Rama e Tahiri i mbrojnë tre policët e kërkuar sepse kanë frikë se mos flasin dëshmojnë kundër tyre.

?Urdhërarrestet për 3 ish drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri?, u shpreh Kryemadhi.

Deklarata e Monika Kryemadhit

Urdhërarrestet për 3 ish drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat tona dhe të një pjese të medias se Narkoshteti nuk ka ndaluar aktivitetin e tij. Përkundrazi me fshehjen që po u bën 3 të akuzuarëve të drejtësisë po vërteton përpara shqiptarëve se vijon të jetë pjesë e banditizmit të Habiljave apo të bandave të tjera që kanë në pronësi drogën në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form