Eno Peçi sjell Shqipërinë e tranzicionit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eno Peçin e kemi njohur si balerin, por këtë fundjavë në Tiranë vjen edhe si koreograf. Krijimet e tij Exil dhe De Ja Vu i kanë vënë në skenë pak kohë më parë edhe në Rusi. Por, ndryshe nga sa kostumet e skenografinë që i ka gati për këtë shfaqje, koreografinë ia ka besuar balerinëve shqiptarë.




Për balerinat soliste të teatrit të Operas dhe Baletit bashkëpunimi me Eno Peçin, solistin e teatrit të Vjenës është një përvojë e jashtëzakonshme.



Dion Gjiknika, Etjon Merrja e Rovena Shqevi janë në rolet kryesore, e duket se balerini shqiptar Eno Peçi si koreograf nuk ka asnjë rezervë për ta sjellë këtë shfaqje edhe në një sallë të vogël si ajo e Akademisë së Arteve.



Exil dhe De Ja Vu rrëfen trazirat e një vendi të vogël si Shqipëria dhe fatin e njeriut të zakonshëm që përjeton ngjarje si viti 1997.

Share This Video


Download

  
Report form