Ora News- Kapen me thasë me kanabis në makinë, arrestimi i papritur në Fushë Krujë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Luzi" duke sekuestruar 44 kg lëndë narkotike, armë si dhe duke vënë në pranga dy persona.

Një person i tretë po nga fshati Luz i Fushë Krujës është shpallur në kërkim.

Pamjet e vëna në dispozicion nga policia tregojnë se droga e paketuar në thasë është kapur në një makinë. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë Lek Biba, 33 vjeç dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç të dy banues në Luz, Fushë-Krujë.

Operacioni u ndërmor dje (22 nëntor) në Luz, Fushë - Krujë. "Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba i?u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa, dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin ?Ecol Special 99?, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë.

Personi i shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen është identifikuar me inicialet F.B. 32 vjeç

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/kapen-me-thase-me-kanabis-ne-makine-arrestimi-i-papritur-ne-fushe-kruj

Share This Video


Download

  
Report form