Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Artan Hoxha, Dashamir Biçaku, Lorenc Vangjeli, Spartak Koka
Drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Bode është shkarkuar nga detyra për shkak të një fotoje të publikuar nga opozita me Moisi Habilaj, ku i fundit i arrestuar për trafik droge në Itali. Analisti Lorenc Vangjeli tha sonte në studion e emisionit ?Opinion? se Bode është larguar nga detyra për shkak të kësaj fotoje. Ai është një prej tre ish-funksionarëve të policisë për të cilët Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar si të dyshuar për lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të vëllezërve Habilaj. Bode ka mbajtur detyrën e drejtorit të Postës së Policisë në Dhërmi. Në studion e emisionit ?Opinion?, gazetari Lorenc Vangjeli deklaroi se urdhër-arresti për 3 oficerët e larte të Policisë ka dalë që ditën e djeshme, por nuk është ekzekutuar dhe çuditërisht sipas informacioneve të Vangjelit, për këta tre persona nuk ka adresa të sakta se ku mund të kërkohen.
Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar tre urdhër arreste, por katër të tillë për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të paktën kështu thonin informacionet e ardhura në celularin e Blendi Fevziut përgjatë emisionit.