Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria i propozon Kuvendit projektligjin për ngritjen e Komitetit Shtetëror për Diasporën, nisëm që pritet të zgjidhë përfundimisht edhe votën e emigrantëve. Ligji sjell mekanizma ligjorë dhe institucionalë për çështje që lidhen me përmirësimin e pozitës së anëtarëve të diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku jetojnë, ndërsa parashikon krijimin e databazës unike të diasporës dhe krijon kushtet infrastrukturore për të garantuar të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë në vendet ku ata jetojnë.
Qeveria i ka propozuar Kuvendit projektligjin për krijimin e Komitetit Shtetëror për Diasporën. Institucion ky që ka për mision zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve. Në nënin 6 të tij ku specifikohen detyrat që Komiteti do të kryejë, ligji i jep zgjidhje dhe të drejtës së pjesëmarrjes së diasporës në votime.
"Merr masat për krijimin e databazës unike të diasporës dhe përcakton ndërveprimin nëpërmjet bashkëpunimit me bazat e tjera shtetërore të të dhënave;Krijon kushtet infrastrukturore për të garantuar të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë në vendet ku ata jetojnë".
Ky vendim i Këshillit të Ministrave vjen në një kohë ku në parlamant është ngritur Komisioni për reformën zgjedhore, ndërsa partitë politike kanë premtuar parashikimin e dispozitave për votën e emigrantëve, një premtim i hershëm i politikës ndaj kësaj shtrese.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/rama-ne-krye-te-komitetit-shteteror-diaporen-ja-anetaret-dhe-detyrat