Në qytetin e Lezhës një person i armatosur ka grabitur pasditen e sotme një supermarket në rrugën Shtraus në pronësi të Zef Ercekut.
Personi i armatosur dhe i maskuar ka arritur të marrë xhiron ditore dhe të largohet në drejtim të paditur.
Policia ka filluar hetimet dhe deri tani janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës 8 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me grabitjen.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se autori i grabitjes është një person rreth 20-vjeç dhe që mund të ketë patur dijeni për xhiron ditore të supermarketit.