Report TV - Shpërthen tubacioni i gazit, zjarr në Uzinën e Naftës në Ballsh

Report TV 2018-05-09

Views 0

BALLSH-Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20 Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, duke plagosur një person. Policia bën me dije se ka pësuar dëmtime të lehta Vladimir Ymeri 53 vjeç, si dhe janë djegur mbetjet toksike të naftës.

Shkak i ngjarjes ka qenë shpërthimi i një tubacioni gazi nga presioni, ndërsa i plagosuri është ndërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vladimir Ymeri ka marrë mjekim në spital, ndërsa po hetohet për shkaqet që solli zjarrin.


Para 7 muajve në të njëjtin vend humbi jetën një punëtor pas shpërthimit që ndodhi në uzinë. Policia pas ngjarjes së stome ka mbërritur duke nisur hetimet.

Share This Video


Download

  
Report form