Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si ?Winter Wonder?, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel, ku falë vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota, si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi fantastike për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin dhe traditat e vendit tonë në panairin më të njohur të Europës.
?Jam shumë i lumtur që i urojmë rrugë të mbarë një superdelegacioni nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana, për Panairin e Vitit të Ri në Bruksel. Ne do të kemi stendën kryesore të Panairit të Brukselit, të mbushur me produkte shqiptare, muzikë shqiptare, kostume shqiptare, do të flasim shqip, do të kemi vallëzime dhe shumë aktivitete, pothuajse në të gjitha 40-të netët e Brukselit. Panairi do të jetë i hapur duke filluar nga data 24 Nëntor e deri për Vitin e Ri dhe besoj se s?ka për të pasur Krishtlindje dhe një Vit të Ri më të mirë, se sa duke vizituar stendën tonë për ushqimet, kulturën, muzikën dhe shoqërinë shqiptare?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/panairi-i-brukselit-veliaj-ftojme-bashkatdhetaret-te-vizitojne-stenden-me-produkte-shqiptare