Një shtëpi private në afërsi të shkollës së mesme ?Oso Kuka? në Shkodër është djegur. Në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda ndërsa dy fëmijë sapo ishin nisur në shkollë. Zjarri mendohet se ka ardhur nga një bombul gazi duke qenë se zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndezur. 3 zjarrfikëse dhe efektivë policie janë në vendngjarje për të shuar flakët. Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Një grua në moshë të re kishte me qira banesën dhe fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar. Zjarrfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët.