Pensionet, pagesa e kontributeve dhe masa qe do të llogaritet për fermeret dhe sigurimin vullnetare

Report TV 2018-05-09

Views 7

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë publik manualin për pagesën e kontributeve. Në këtë manual është përcaktuar formula se si do bëhet pagesa e kontributeve dhe cila do të jetë masa e cila do të llogaritet për pension. Të vetpunësuarit në bujqësi dhe ata që sigurohen vullnetarisht kanë mundësi të përfitojnë pension, nëse paguajnë minimalisht 36 vite kontribute.
Sigurimi i fermerëve
Kushtet për të paguar kontributet si fermerë: Të ketë mbushur moshën 16 vjeç. Të jetë e aftë për punë. Çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension. Nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë. I vetëpunësuari në bujqësi duhet: - Të banojë në të njëjtin rreth ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale; - Të banojë në fshat dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore dhe blegtorale, megjithëse tokën mund ta ketë në rrethin fqinjë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS