Report TV - Makinat që shiten në rrugë, policia: Gjobiten më shumë se 200

Report TV 2018-05-09

Views 5

Prej disa muajsh ka nisur një aksion i Policisë së Rugore dhe Policisë Bashkiake të Tiranës, për të gjobitur makinat që shiten në rrugë, apo makinat e braktisura. Në rrugët e kryeqytetit vijojnë të qëndrojnë makina të cilat kanë mbishkrimin ?Shitet? dhe janë lethtësisht të identifikueshme, pasi pronarët e tyre kanë lënë edhe numrin e telefonit.
Report TV bëri një vëzhgim në disa prej rrugëve të Tiranës, ku rezulton se një pjesë e vendeve të parkimit janë të zëna pikërisht nga makinat që shiten apo braktsen në rrugë. Sipas Policisë Rrugore janë vendosur më shumë se 200 gjoba për këto makina, por përsëri nuk ka ndërgjegjësim nga qytearët.

Ndërkohë për makinat e braktisura Policia Bashkiake bën njoftimin e pronarit të mjetit dhe më pas i lë atij 15 ditë afat për ta hequr makinën. Në rast se braktisni makinën në një vend parkimi, atëherë rreizkon që atë t?ju marrë shtetit.

Kjo për shkak se makinat e braktisura cohen në pikë bllokimi dhe cdo person ka 3 muaj afat për ta rimarrë makinën duke paguar edhe gjobën. Në të kundër mjeti kalon për shitje në ankad, ose nëse është makinë e vjetër shitet për skrap. Sipas të dhënave të Policisë Bashkiake janë më shumë se 10 makina të braktisura që janë bllokuar brenda dy muajve.

Në Tiranë mebtet problem fakti se nuk ka një pikë për shitjen e makinave të ngritur nga Bashkia, duke bërë që qytetarët ti lënë mjetet e tyre në rrugë, kur duan ta shesin.

Share This Video


Download

  
Report form