VLORE-Digjet qëllimisht gjatë natës, rreth orës 03:10 makina e një punonjësi policie në lagjen ?Pavarësia? pranë palestrës se Mundjes. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Mjeti tip ''Benz'' që është djegur është në pronësi të Zini Zenelajt, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës. Sipas policisë dyshohet që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motori është konstatuar lëndë djegëse.Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve te lagja ?Pavarësia? për të identifikuar autorët.