Duke u nisur nga dita e sotme të gjithë kemi venë re një rënie të temperaturave.
Pavarësisht diellit në shumë zona malore të Shqipërisë ka patur edhe reshje dëbore. E si duket ndoshta dimri është në prag dhe pse jemi në 10 ditëshin e fundit të nëntorit. Sot, në emisionin ?Rudina? ishte e ftuar meterologia e ?Meteoalb? Tanja Porja e cila tha se ky muaj rezulton me temperatura 2 gradë më të larta se një Nëntor normal.
?Përsa i përket muajit Dhjetor nuik presim një ndryshim të madh por me karakteristika të Dhjetorit. Temperaturat do të jenë 1-1.5 gradë më të ngrohta se një Dhjetor normal, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë temperatura të ulëta, por parashikohet të jetë me difiçit në reshje.