Shoqatat e biznesit kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të ndryshuar pragun e përfshirjes në skemën e TVSH-së, nga një vit në tjetrin përmes paketës fiskale.
Në Komisionin e Ekonomisë, Nikolin Jaka, drejtues i Dhomës së Tregësië dhe Industrisë, tha se pragu i TVSH-së duhet hequr fare, si e vetmja mënyrë për të shmangur informalitetin.
?Deformimi që i është bërë ligjit mbi TVSH dhe aplikimin e saj realisht ka lënë shtigje të mëdha për informalitet. Ne propozojmë që të përjashtohet nga TVSH dhe të mos aplikohet Tvsh për të gjitha profesionet e lira si zejtaritë, artizantatet, tregjet e bashkive, fermat familjare si dhe turizmi familjar. Duhet të heqim pragun për qarkullim tregtar. Apartamentit të parë të jetë zero kur ai përdoret më shumë se tri vjet nga Blerësi dhe të gjithë banesat e tjera të jenë jo më shume se 5% nga shitja?-tha ai.
Dhoma Amerikane e Tregëtisë, e cila i përcolli komisionit disa propozime me shkrim, kundërshton faktin që fasha e TVSH-së i lihet në dorë qeverisë.
?Disa elementë shumë të rëndësishëm të taksimit duhet të jenë në ligj dhe nuk duhet lënë të jenë dhe të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Kufiri i regjistrimit të TVSH të mos jetë një vendim që merret vit për vit, apo të ndryshojë nga njëra qeveri në tjetërën, por të jetë një vendim i marrë në bazë të një studimi të thelluar?-theksoi Bezhani.
Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i dhomës amerikane të tregëtisë, ju drejtoi një lutje socialistëve, të cilën tha se e sillte në emër të disa investitorëve të rëndësishëm.