Meta, vizitë dy ditore në Shkup - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta është shprehur pas takimit me homologun maqedonas, Gjorge Ivanov se faktori politik shqiptar në vendin fqinj është i orientuar drejt bashkëjetesës dhe integrimit europian. Sipas Metes raportet e mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit duhet të jenë prioritet. Meta theksoi se një Maqedoni në NATO, do të thotë stabilitet për rajonin.



Ndërkohe presidenti Maqedonas, Gjorge Ivanov deklaroi se Maqedonia pret mbështetjen e Tiranës ne procesin e anëtarësimit ne NATO.




Duke folur për çështjen e gjuhës, Meta tha se ligji i ri do te përmirësoje te drejtat e shqiptareve



I pyetur për dënimin e pjesëtareve te grupit ?Kumanova? kreu i shtetit shqiptar preferoi te mos jepte përgjigje me argumentin se jane çështje te brendshme te Maqedonisë.



Presidenti Ilir Meta pritet të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, kreun e Parlamentit, Talat Xhaferin, si dhe liderë të partive parlamentare maqedonase.

Share This Video


Download

  
Report form