http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Policisë rrugore Mitat Tola deklaroi se javën e ardhshme do të ketë shtim të kontrolleve të mjeteve dhe sensibilizim në kuadër të ?Ditës së Përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore?. Ai u shpreh se plani i masave, ka bërë që të ulet numri i aksidenteve krahasuar me 2016 duke u shënuar 40 viktima më pak se viti i kaluar.
Kreu i policisë rrugore tha se nevojiten ndryshimet për rritjen e ndëshkimit për aksidentet rrugore me vdekje ato që cilësohen si vrasje rrugore.
Drejtori i Policisë Rrugore komentoi edhe heqjen e palmave dhe zëvendësimin e tyre në segmentin Tiranë-Durrës duke thënë se pemët nuk janë burim aksidentesh. Sipas tij nga analiza e bërë në polici nuk është evidentuar që aksidentet vijnë nga përplasja e drejtuesve me pemët por duhet rritur vëmendja për elementët mbrojtës të rrugëve.