Gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar nga Policia Rrugore e Tiranës.
Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të detyrave të përcaktuara në Planin e Ri të Masave " Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore".
Efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave "Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës" , kanë organizuar pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës, si dhe në akset rrugore të brendshme të qytetit, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme si dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë:
* 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka dalë nga rruga por pa pasoja.
Në njërin rast të arrestimit të njërit prej personave të mësipërm, në videon e publikuar nga policia, dallohet momenti kur një të riut pasi i vihet në dukje se drejtonte në gjendje të dehur djhe i dëshmohet kjo përmes dragerit, atij i vendosen prangat dhe shoqërohet për në komisariat.