Puntata e sotme e emisionit ?Xing me Ermalin?, ndryshe nga çdo puntatë tjetër është e mbushur plot surpriza.
E ftuara e kësaj të shtune Bleona Qereti duket se ka thyer pritshmëritë.
Këngëtarja u pyet nga drejtuesi i emisionit nëse do të kthehet nga SHBA për të jetuar në Shqipëri, por Qereti tha se aktualisht ?jeton? në avion ndërkohë që shtoi se asgjë nuk është e prerë me thikë.
?Gjërat asnjëherë nuk do të jenë të ndara me thikë për mua. Unë mund të jetoj 4 muaj në Shqipëri dhe 8 muaj në Amerikë. Varavingon e kam shumë qejf. Realisht unë jetoj në avion?, tha Bleona.